Arsenali dhe Dortmundi shtyhen për Khediran

Arsenali dhe Dortmundi shtyhen për Khediran

Arsenali dhe Dortmundi shtyhen për KhediranDy skuadra po shtyhen për futbollistin Sami Khedira. Janë skuadra e Arsenalit dhe Borussia Dortmund që e dëshirojnë më çdo kusht mesfushori e Realit.

Mesfushori gjerman Sami Khedira ka kontratë deri në fund të sezonit më Real Madridin, kurse në këtë kohë pritet edhe largimi i tij. E ardhmja e tij pritet të jetë në Gjermani ose Angli, transmeton “KosovaPress”.

Khedira është transferuar në Spanjë nga skuadra e Shtuttgartit, duke qenë për një kohë të gjatë pjesë e rëndësishëm e skuadrës, por kampionatin e fundit trajneri Carlo Ancelotti llogaritë shumë pak në gjermanin. Për Khediran interesim ka shfaqur edhe Bayern Munchen.