Arsenal në raundin e katërt të Kupës FA

Arsenal në raundin e katërt të Kupës FA

Arsenal në raundin e katërt të Kupës FA Pas fitores minimale në Liberty Stadium ndaj Swansea Cityt me rezultat 1-0, Arsenali është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA.

Pas takimit të parë i cili përfundoi baraz, në takimin e sotëm përcaktues, Jack Wilshire me golin e tij në minutën e 86-të i siguroi kualifikimin Arsenalit.

Në raundin e katërt, Arsenali do të përballet me Brighton & Hove Albion, i cili eliminoi Newcastle Unitedin.