Arsen Wenger i del në mbrojtje Mesut Ozilit

Arsen Wenger i del në mbrojtje Mesut Ozilit

Arsen Wenger i del në mbrojtje Mesut OzilitFutbollisti turko-gjerman, Mesut Ozil, gjendet në shënjestër të kritikave të medieve për shkak të penalltisë së humbur në sfidën e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit dhe kjo ka ndikuar në aspektin psikologjik tek ai, prandaj nuk u përfshi fare në 11-shen e “Topçinjve” në sfidën kundër Sunderlandit në Ligën Premiere (4:1).

Megjithatë, trajneri Arsen Wenger, beson se rastet si ky nuk do të lënë efekt negativ tek Ozili. Francezi beson se ish-mesfushori i Real Madridit do të dalë nga kjo situatë shumë më i fortë. “Ai ka ardhur këtu për ta bërë diferencën dhe për të sjellë fitore. Edhe pse i ka pasur disa paraqitje fenomenale, ai ende nuk luan në rolin të cilin ia kam dhënë.

Ky është vetëm edicioni i parë në Ligën Premiere dhe nk dyshoj se në të ardhmen loja e tij do të një nivelin më të lartë të mundshëm. Për këtë jam i bindur”, ka theksuar Wenger, për të shtuar: “Humbja e penalltisë nuk është kriteri sipas të cilin ai mund të kritikohet. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, kurse Mesut ishte nën presion të madh.

Pushimi në sfidën kundër Sunderlandit ka qenë i mirëseardhur për të. Mënyra më e mirë që njeriu ta tejkalojë situatën e vështirë është përkrahja e të afërmve. Unë gjithmonë do të jem në mbrojtje të lojtarit tim”.