Arrestohet ish operativi i CIA-s në Milano

Arrestohet ish operativi i CIA-s në Milano

Arrestohet ish operativi i CIA-s në MilanoNjë ish-shef i bazës së CIA-s në Milano, i cili akuzohet për rrëmbimin e një të terroristi të dyshuar, është arrestuar në Panama.Robert Seldon Lady është dënuar me nëntë vjet burg për përfshirjen e tij në rrëmbimin e një kleriku egjiptian, në Milano të Italisë më 2003.

Dyshohet se kleriku Abu Omar më pas është dërguar në Egjipt ku është keqtrajtuar.Lady është dënuar në mungesë bashkë me 22 amerikanë të tjerë për rolin e tij në këtë ‘ngjarje të jashtëzakonshme’.

Autoritetet panameze kanë thënë se nuk kanë njohuri për arrestimin, ndërkohë që CIA ka thënë se nuk ka ndonjë koment.