Arrestohet Ilir Deda nga policia gjatë protestave para Rektoratit

Arrestohet Ilir Deda nga policia gjatë protestave para Rektoratit

Arrestohet Ilir Deda nga policia gjatë protestave para RektoratitPolicia e Kosovës ka ndërmarrë një fushatë arrestimi të protestuesve dhe është marr vesh se në mesin e të arrestuarve është edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ilir Deda, i cili po protestonte bashkë me studentët para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Situata është tensionuar edhe më shumë para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi policia ka arrestuar edhe disa studentë të tjerë.

Protestuesit nuk po lejohen që të hyjnë brenda dhe para dyerve të oborrit të Rektoratit ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë. Në mesin e protestuesve ka edhe të lënduar nga përdorimi i sprejit.

Protestat e studentëve filluan dy javë më parë dhe studentët para ndërtesës së Rektoratit të UP-së po kërkojnë dorëheqjen e rektorit Gashi. Studentëve iu janë bashkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.