Arrestohet Haxhiski i shumëkërkuar maqedonas pas 20 viteve

Arrestohet Haxhiski i shumëkërkuar maqedonas pas 20 viteve

Arrestohet Haxhiski i shumëkërkuar maqedonas pas 20 vitevePas 20 viteve arrestohet një nga kriminelët e shumëkërkuar maqedonas, Mile Haxhiski. 

Ai këtë javë u arrestua në qytetin francez Avinjon, derisa po fshihej me një identitet të rrejshëm të një shtetasi serb. Haxhiski kërkohej për vrasjen e të dashurës së tij të kryer në vitin 1993 në lagjen Aerodrom të Shkupit, informoi Ministria e Brendshme.

Mediat franceze gjithashtu informuan mbi arrestimin, pasi që krimineli maqedonas kërkohej përmes një fletëarresti të Interpolit, për shkak të vrasjeve dhe grabitjeve të kryera në Maqedoni dhe Zvicër. Ai u lokalizua dhe më pas u arrestua përmes telefonit celular.

Në momentin e arrestimit, ai prezantohej me identitetin Zoran Tomiq. Një kohë të gjatë ka qenë legjionarë dhe i kishte takuar grupit kriminal famkeq “Pink Panter”. Kohë më parë ai kishte arritur që të arratiset nga burgu Bua Mermet në Lozanë të Zvicrës. (INA)