Arrestohet Edmond Pelushi, shkaktoi aksidentin ku u plagos gazetarin Peka

Arrestohet Edmond Pelushi, shkaktoi aksidentin ku u plagos gazetarin Peka

Arrestohet Edmond Pelushi, shkaktoi aksidentin ku u plagos gazetarin PekaDrejtuesi i automjetit tip “Audi”, Emiliano Pelushi, i cili aksidentoi mbreme gazetarin Çim Peka eshte vene ne gjendje arresti, pasi eshte cilesuar si shkaktar i aksidentit ku humbi jeten 29-vjecarja Fleura Kola.

Sipas burimeve policore mesohet se Pelushi ka qene ne gjendje ne dehur, kur ka tentuar qe ne menyre te gabuar te parakaloje automjetin tip “Benz” te drejtuar nga gazetari Peka. Ka qene pikerisht kjo nderhyrje e kryer nga krahu i shoferit qe i ka dhene goditjen fatale automjetit, duke e kthyer permbys.

Edhe Emiliono Pelushi, ashtu si gazetari Peka ka marre plage si pasoje e aksidentit, prandaj dhe eshte vene nen gjendje arresti ne spitalin e traumes. Ndersa viktima e ketij aksidenti, 29-vjecarja Fleura Kola, me profesion juriste, vajza e ish-ambasadorit tone ne Rome, Lesh Kola, do te percillet pasdreke ne banesen e fundit.

Aksident në Tiranë, humb jetën Fleura Kola, plagoset gazetari Çim Peka
Nje vajze ka mbetur e vdekur ne nje aksident ne Mullet te Tiranes, ku u perfshi edhe gazetari Çim Peka. Fleura Kola, 29 vjeçarja mesohet se mberriti e vdekur ne spital dhe nuk mundi t’i mbijetoje plageve. Edhe gazetari Cim Peka eshte plagosur gjate perplasjes dhe eshte derguar menjehere ne spital. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip “Benz” dhe ishte duke u kthyer ne Tirane, kur eshte perplasur me nje mjet tip, Audi.