Arrestohen 33 protestues, 29 policë të lënduar

Arrestohen 33 protestues, 29 policë të lënduar

Arrestohen 33 protestues, 29 policë të lënduarNdërsa nuk ka shenja të përfundimit të protestës së studentëve dhe të shoqërisë civile, që kërkon dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, njoftohet për 33 protestues të arrestuar, ndër ta edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Policia speciale tashmë ka përforcuar pozicionet në të gjitha anët e objektit të Rektoratit.

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të mos provojnë të hyjnë me forcë në Rektorat. Protestuesit, ndërkaq, janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe thërrasin për dorëheqje të rektorit.

Vazhdon protesta dhe përleshja me policinë

Prishtinë, 7 shkurt – (E plotësuar) Pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve, u duk sikur këta do të shpërndaheshin. Por, pas largimit të përkohshëm nga ambienti para Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”, protesta dhe thirrjet për dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi janë rikthyer. Po ashtu edhe radhët e policisë speciale janë përtërirë e përforcuar. Tani këta sërish janë ballë përballë mes tyre.

Protestuesit tani po thërrasin për lirimin e të arrestuarve.