Arrestimi i sekretarit, PS: Meta përgjegjës

Arrestimi i sekretarit, PS: Meta përgjegjës

Opozita ka kerkuar doreheqjen e Ilir Metës pas arrestimit të një zyrtari të Ministrisë së Jashtme në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.

“I kërkojmë sot Ilir Metës të japë dorëheqjen në shenjë përgjegjësie për këtë incident të rëndë që ka prekur Ministrinë e Jashtme. Ky skandal i turpshëm bëhet edhe më i thellë me reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit ky individ na paska qenë marrë në punë si sekretar personal i Ministrit brenda të gjitha rregullave dhe me konkurs, kur në fakt nuk ka patur asnjë konkurs.

Fakti që ky person është i katërti në listën e të arrestuarve nga radhët e LSI e shton edhe më shumë këtë përgjegjësi”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Por ministri i Jashtem nje ore me vone ne nje dalje publike, ka hedhur poshte kerkesat e Partise Socialiste duke deklaruar se, do te jape dorehqjen vetem kur te mbaroje mandati i qeverise aktuale.

“Më duhet të përgëzoj organet tona të specializuara për zbatimin e ligjit. Të përshëndes bashkëpunimin e tyre me partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë. Dorëheqjen do ta jap kur të mbarojë afati i përcaktuar me kushtetutë”, tha Meta.

Ministria e Jashtme ka rideklaruar se dokumentacioni i sekretarit Almir Rrapo, ku ne asnje prej dokumentacionit zyrtar nuk ka patur asnje pengese ligjore. Per ministrin e Jashtem, Rrapo ka patur edhe deshmine e penalitetit. Por per opoziten ky eshte rasti i katert qe zyrtare ne dy ministri te drejtuara nga LSI akuzohen per krim dhe korrupsion.

Madje deputeti i PS-se, Taulant Balla gjate nje konference per shtyp ka deklaruar se, diplomate shqiptare po i japin agjencive te sherbimeve sekrete te huaja informacione sekrete te NATO-s.

“Vetëm pak ditë më parë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror informoi ligjvënësit shqiptarë se struktura të qeverisë janë të lidhura me krimin e organizuar, se diplomatë shqiptarë po japin informacione sekrete të NATO-s për shërbimet inteligjente ruse dhe të tjera”, u shpreh Balla.

Vetëm pak ditë më parë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror informoi ligjvënësit shqiptarë se struktura të qeverisë janë të lidhura me krimin e organizuar, se diplomatë shqiptarë po japin informacione sekrete të NATO-s për shërbimet inteligjente ruse dhe të tjera.