Arrestimi i Imamit të Prishtinës Shefqet Krasniqi

Arrestimi i Imamit të Prishtinës Shefqet Krasniqi

Arrestimi i Imamit të Prishtinës Shefqet KrasniqiNë orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar në Prishtinë imami Shefqet Krasniqi së bashku me disa persona të tjerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se është ushtruar kontroll nga policia dhe në banesën e tij. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e nxitjes së ekstremizmit islamik.

Ndërkaq prokuroria në Prishtinë konfirmon se imami po merret në pyetje në lidhje me akuzat. Mediat kosovare shkruajnë se operacioni i policisë kishte në shënjestër persona të dyshuar për veprimtari radikale, por këto njoftime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës, në një reagim për gazetarët u shpreh se këto informacione i ka marrë nga mediat dhe se nuk mund të deklarohet për më shumë detaje. Shefqet Krasniqi është imam në Xhaminë e madhe në Prishtinë, xhamia kryesore e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që drejtohet nga Naim Tërnava. Ai është po ashtu ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), organ i BIK’ut.

Ai ishte imami i parë i BIK’ut që përgëzoi haptazi shqiptarët që vriteshin bashkë me grupet terroriste në SIri. Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.