shkup

Arrestime masive në Perëndim të Maqedonisë

shkupMinistria e Brendshme sot nga mëngjesi ka nisur arrestime masive në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në disa qytete, janë arrestuar persona të dyshuar për trafikim dhe kontrabandë me qenie njerëzore, bagëti dhe mallra, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe zyrtarë të lartë të policisë dhe nënpunës të tjerë policie, përfshirë pjesëtarë të policisë kufitare.

Siç mësohet në Dibër janë arrestuar dy komandantë të policisë kufitare si dhe zyrtarë të tjerë policor.

MPB theksoi se gjatë orëve të ardhshme do të jap detaje lidhur me operacionin. (INA)