Armend Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me Thaçin

Armend Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me Thaçin

Armend Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me ThaçinArmend Zemaj, nipi i kolonel Tahir Zermajt, i cili përkujtua gjatë ditës në 10 vjetorin e vrasjes tha edhe njëherë se rasti ishte vrasje politike.

Armend Zemaj deputet i LDK-së tha se kolonel Zemaj si njeri institucional ka deklaruar se komandant suprem i tij ishte Ibrahim Rugova. Dhe kjo ishte pengesë për të, tha Zemaj, që sipas tij pengesë tjetër ishin brigadat 134 dhe 133 dhe 131 të krijuara nga ai, e të cilat pengoheshin të hynin në luftë. Pengesa e parë ishte nga Ramush Haradinaj, Sali Veseli, Idriz Balaj – “Togeri”, etj.

Pengesa e dytë është që pas marrëveshjes për unifikim të faktorit ushtarak në vitin 1998 Zemaj u emërua komandant i Zonës së Dukagjinit pas betejës së Logjës dhe Llukës. Ai tha se Tahir Zemaj dhe 23 oficerë të tjerë, si Sali Çekaj, Agim Ramadani, Rrustem Berisha etj që ishin nën komandën e tij luftuan në Kosovë në vijën e frontit.

Pavarësisht thyerjes së marrëveshjes, ai tha se kolonel Zemaj ishte deklaruar sërish që ishte nën komandën e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit dhe presidentit Rugova.

Ndërsa pengesa e tretë ishte pas tërheqjes, kur u vendos që të mos luftohej.
Arnend Zemaj tha se ishte oficeri i OSBE-së Kaufman, i cili dëshmon që Zemaj tri herë kishte refuzuar tërheqjen nga lufta, të cilën dëshmi e sjellë në një libër të bërë nga ai oficer i OSBE-së. Ishte momenti i detyrimit të tërheqje, kur edhe lufta speciale kundër tij me akuza.

Ai tha se kur ishte rrethuar Prapaçani, Zemaj kishte kërkuar që të lirohen njerëzit që të evitohej vëllavrasja.
Tahir Zemaj ka hyrë në luftë me emblemën e UÇK-së, sipas marrëveshjes së Osllos.

Ai tha se marrëveshja ishte thyer nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-sëTahir Zemaj, e ka respektuar hierarkinë ushtarake institucionale. Ai tha se për herë të parë në terren janë krijuar brigada, është mbrojtur popullsia, ka pasur rregull dhe rend, dhe qytetarët janë ndjerë të sigurt, dhe se nuk kanë ndodhur që ushtarët të krisin një pushkë dhe vetë të ikin.
Ai përmendi rastin e Lubeniqit, kur tre ushtarë të maskuar kanë gjuajtur he për hakmarrje janë vrarë me qindra njerëz në këtë fshat nga serbët.

Ai tha se komandantët kanë prirë në beteja dhe disa edhe kanë vdekur, si Çekaj, Ramadani, Bruqi etj.
A.Zemaj tha se janë nxjerrë edhe gazeta për të denigruar Tahir Zemajt, këto tha se ka mundësi që kanë çuar në vrasjen edhe të njerëzve të tjerë, sikurse ajo e deputetit Smajl Hajdarajt e të tjerëve.

Ai tha se Zemaj në vitin 2001 kur është kthyer nga Gjermania është pritur si hero në të gjitha komunat. Ai tha se familja Zemaj nuk ka pasur probleme private me shqiptarë, por vetëm me regjimin, sikurse ishte babai i Tahir Zemajt, që ishte anëtar si i ri i NDSH-së, dhe ishte burgosur.
Ai tha se problem tjetër veç përkrahjes së Presidentit, ishte edhe vrasja e katër ushtarëve të Brigadës “Mërgimi” duke kërkuar drejtësi për këtë rast.
Enver Maloku u vra për shkak se kishte një listë me emrat e njerëzve që do të ekzekutoheshin.

Ai tha se edhe Haradinaj duhet të flasë sidomos për vrasjet në Rrafshin e Dukagjinit, dhe po ashtu duhet të flasë edhe kryeministri Hashim Thaçi, pasi ai duhet ta dijë se kush ishin vrasësit pasi duhet ta ketë informuar SHIK-u, dhe se po ashtu kishte deklaruar se dihen kush ishin vrasësit e Zemajt.
Ai tha se po ashtu edhe Haradinaj ka deklaruar se ‘njerëzit kanë vrarë në emrin tim’.

Deri në vitin 2003 ka udhëhequr LDK-ja në Dukagjin, por më pas do të ndryshonte situata.
Ai tha se strukturat kriminale të asaj kohe edhe tani janë të njëjta, ose përkrahës të Ramush Haradinajt ose të Hashim Thaçit.
Armendi tha se vrasjet janë bërë me pagesë si e Tahirit, të Smajl Hajdarajt, Sebehate Tolajt, të Xhemail Mustafës etj.

Hetimet

Në vitin 2004 është mbyllur lënda e hetimeve për Tahir Zemajn, në emrin tim dhe të bashkëshortes së kolonelit, ku thotë me keqardhje policia se lënda është mbyllur, por ju kërkoni hetime.
Ai tha se lënda është dëmtuar qëllimisht, dhe se në lind mungojnë disa detaje që dikush ka mundur ti heq.

Zemaj tha se kryeprokurori i Kosovës nuk e ka pranuar dëshminë e një personi në rastin Zemaj. Ai tha se Zemaj dhe të tjerët u vranë për ta fshehur të vërtetën, por ajo tani ka filluar të zbardhet.
I pyetur për një deklaratë të Muharrem Xhemajlit se ish ushtarëve të FARK-ut nuk i takojnë benificionet shtetërore të veteranëve të luftës, ai tha kjo çështje është e kryer. BS