Armando Sadiku afër Cyrihut

Armando Sadiku afër Cyrihut

Armando Sadiku afër CyrihutSulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është afër transferimit te skuadra nga elita e futbollit zviceran, FC Zurich. 

Sadiku, që tani është anëtar i Luganos në ‘Challenge League’ (Liga e Dytë), dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, ndërsa mediat zvicerane njoftojnë se ai është duke u kërkuar pikërisht nga ish-kampionët e futbollit në Zvicër. 

Sadiku ka shënuar 20 gola këtë stinor me Luganon, duke qenë sulmuesi më efikas në futbollin ‘helvetik’ këtë stinor.