Arjen Robben vazhdon kontratën me Bayern-in

Arjen Robben vazhdon kontratën me Bayern-in

Arjen Robben vazhdon kontratën me Bayern-inArjen Robben ka arritur marrëveshje me Bayern Munich-un për vazhdimin e kontratës, e cila do ta mbajë holandezin në Allianz Arena deri në vitin 2017.

Kontrata aktuale e Robben skadon në qershor të vitit 2015, mirëpo pas disa javësh bisedime ndërmjet lojtarit dhe klubit marrëveshja është arritur.

“Në princip ne kemi një marrëveshje. Është vetëm çështje kohe para se të nënshkruaj kontratën e re. Ndoshta do të nënshkruaj kontratën pas ndeshjes kundër Hannover-it”, deklaroi Robben për TZ.

Anësori holandez në Bayern Munich u transferua në vitin 2009 nga skuadra spanjolle Real Madrid për 25 milionë € dhe arriti të fitonte Ligën e Kampionëve me skuadrën gjermane.