“Argo” filmi më i mirë në “Golden Globe Awards”

“Argo” filmi më i mirë në “Golden Globe Awards”

“Argo” filmi më i mirë në “Golden Globe Awards”Filmi i Ben Affleck, “Argo”, ka qenë befasia në ndarjen e shpërblimeve “Golden Globe Awards”, pasi që fitoi çmimin për filmin më të mirë dhe për regjisorin më të mirë, duke mposhtur filmin “Lincoln”, i cili ishte favorit për këto dy çmime.

Çmimin për aktorin më të mirë e fitoi, Daniel Day-Lewis për rolin e tij në filmin “Lincoln”. Aktorja më e mirë është shpallur  Jessica Chastain për filmin “Zero Dark Thirty”.

Çmimin për filmin më të mirë të animuar e fitoi, “Brave”.

Për herë të parë me çmimin “Golden Globe” është shpërblyer edhe këngëtarja e famshme britanike Adele. Ajo fitoi çmimin për këngën më origjinale në filmin për James Bondin, “Skyfall”.