Ardian Gjini lut deputetët për mocionin

Ardian Gjini lut deputetët për mocionin

Ardian Gjini lut deputetët për mocioninShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga kolegët e tij deputetët të partive tjera, që ta nënshkruajnë mocionin e nisur nga ta për rrëzimin e qeverisë, duke vlerësuar se tashmë ekzekutivi nuk e ka shumicën në Kuvend, dhe nuk do duhej të qeveriste me vendin.

Gjini u ka thënë deputetëve se para vetës kanë një mocion për nënshkrim, që do të thotë se mocioni është serioz dhe nuk ka ku të shkoj më seriozisht.

“Ju mund të pyesni dy gjëra, pse mocioni, dhe pse mocioni tani…Mendoj se në këtë Kuvend, prej shumicës së deputetëve është shtruar pyetja, qeverisja e vendit, që është shkatërruar aq shumë… Shihni UP-në, gjendja e të cilit është katastrofave dhe do duhen dekada për të riparuar dëmet”, tha Gjini.

Ai tha se të flasësh për këtë qeveri vetëm sa u dhëmbin veshët qytetarëve sepse e dinë çfarë është kjo qeveri. Sipas tij,është një qeveri e zhvatjes, korrupsionit, e tjera.

Gjini u shpreh se dalja e deputetëve nga partitë në pushtet, do të thotë se qeveria nuk e ka shumicën dhe kjo nuk do duhej të qeveriste me vendin. “Ne nuk do ta procedojmë mocionin pa u siguruar se do t’i kemi 61 vota… Nëse i marrim nënshkrimet do ta qojmë këtë qeveri në shtëpi”, tha Gjini.