Ardian Fullani, sot apel për masën e sigurisë

Ardian Fullani, sot apel për masën e sigurisë

Ardian Fullani, sot apel për masën e sigurisëIsh-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit 302 për akuzën e shpërdorimit të detyrës do të dalë sot përpara trupit gjykues të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj.

Seanca e sotme pritet që të vendosë edhe fatin e ish-guvernatorit, Ardian Fullani. Ankimimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani në gjykatën e Apelit nuk do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Gjin Gjoni. Gjykata e Apelit rihodhi në short caktimin e treshes së gjyqtarëve për këtë çështje, dhe u caktua se Alaudin Malaj, kryetari i trupit Gjykatës së Apelit, do të kryesojë treshen e gjyqtarëve.

Dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. Po sot në orën 11:15 është edhe seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Inspektores së BSH, Elivar Golemi, si dhe do të vlerësohen ankimimet për invetarizuesit e arrestuar po për këtë çështje.

Seancat në Apel Në orën 11:00, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Ilir Dedjas Në orën 11:30, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Bahri Allushit Në orën 11:45, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Fatbardha Gurthit Në orën 12:15, do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Gentian Jahjas Në orën 12:00 do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Ardian Fullanit.