Ardian-Bujupi_DSDS

Ardian Bujupi në finale të “Deutschland Sucht den Superstar”

Deri më tani ka pasur disa paraqitje jo edhe aq të dëshirueshme për organizatorët, megjithatë ai po konsiderohet si njëri prej talenteve më të mirë në Gjermani. Ardian Bujupi ka kaluar në fazën finale të “Deutschland Sucht den Superstar”.

Talentet kosovarë në Gjermani, por edhe jashtë Gjermanisë, dita ditës janë duke vërshuar emisionet që organizohen nga televizionet gjermane.

Një ndër ta është padyshim edhe i riu nga Kosova, Ardian Bujupi, i cili më zërin e tij ka mahnitur jurinë, edhe pse anëtarët e jurisë nuk i besuan atij në fillim.

I njohur me interpretimin e këngës “Sway” të Michael Bubble, Ardiani ka rrëmbyer shumicën e zemrave të adhuruesve në të gjitha këndet e Gjermanisë, përderisa interpretimi i këngëve të Mesdheut e bën atë të veçantë.

Ai qysh tani nget veturën e tij BMW ngjyrë të argjendtë, përderisa pantallonat e tij të gjerë e bëjnë të duket një mashkull i pashëm e vajzat janë shumë të dhëna pas tij, edhe pse ai ka qenë disa herë i ashpër, sidomos me konkurrentët që janë në emision.

Asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se do të bëhet yll gjerman, derisa Ardian Bujupi (19-vjeçar) ishte paraqitur për shoun e madh ”Gjermania kërkon super yllin“ (“Deutschland Sucht den Superstar”).

Me dukje të një mashkulli mesdhetar, Ardiani i thotë jurisë me krenari se ka prejardhje nga Kosova. Megjithatë, ai nuk i ka punët mirë me anëtarin, ndoshta kryesor të jurisë, Dieter Bohlen, pasi që herën e parafundit ka marrë pikë negative nga ai.

Arsye për këtë, sipas këtij anëtari, është paksa banale, pasi që ai i ka thënë se ka njohuri të vogla të gramatikës gjermane, gjë që, sipas tij, shihet gjatë këndimit të këngës së tij. Megjithatë, gjermanët mendojnë të kundërtën dhe thonë se zëri i Ardianit është një zë jashtëzakonisht i ëmbël dhe arriti që në fund ta bëjë për vete edhe jurinë e spektaklit.

Në paraqitjen e tij të fundit, Ardiani ishte përplot ndjenja dhe ndonjëherë i mbyll sytë gjatë këndimit, duke u thelluar edhe më shumë në interpretimin e këngës.

Për këtë entuziazëm të tij, juria e shpërbleu me një “po” të menjëhershme dhe bindëse. Fillimisht, Dieter Bohlen mori frymë thellë dhe solli vendimin: “Ishte sensacionale. Ju ishit ndër të paktët që kënduat si duhet. Vërtet na disponuat“, tha ai.

Ardiani është renditur në mesin e 15 më të mirëve në shoun gjerman.

Ai jeton në Haidelberg të Gjermanisë dhe ëndërr e tij është të bëhet yll i muzikës.

“Unë dua t’u tregoj njerëzve se çfarë mund të bëj. Ka shumë që e dinë se unë këndoj, por pak besonin në talentin tim”, ka thënë ai para jurisë.

Ardiani kështu bëhet shqiptari i tretë që shkon në finale të Supertalent, pasi që më herët këtë e kishte arritur Venessa Krasniqi dhe një djalosh i vogël nga Peja, Duri Krasniqi.

Venessa kishte arritur në mesin e pesë më të mirëve, por jo edhe Duri i cili ishte eliminuar më herët.

Kënga “Sway” e Michael Bubble e interpretuar nga Ardiani

httpv://www.youtube.com/watch?v=smf_2wFvitI

  • alberita

    je shum shum mir veq vazhdo je yll fare