Ardian Bujupi: Kurre foto duke puthur nje vajze ne buze

Ardian Bujupi: Kurre foto duke puthur nje vajze ne buze

Vazhdon ta mbajë titullin “Super star”, por në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio për 45 minuta ka rrëfyer me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e tij çdo gjë që e kemi pyetur.

Ndërsa pas shumë angazhimeve që vazhdon t’i ketë në Kosovë edhe këto ditë, ai ka treguar edhe shpirtin e tij me koncertin humanitar me Genta Ismajlin që mbajti pak ditë më parë.

Nuk janë vetëm koncertet që e sjellin në Prishtinë, por edhe dashuria për të qëndruar dhe për të takuar babagjyshin e tij që është pak pa qejf. Ai na treguar edhe se kurrë nuk e harron se ku ia ka bërë një tatuazh në një pjesë intime emrin e tij, një fansjeje të huaj.

Ai është kënaqur vetëm për një ditë në plazhin e Vlorës, ndoshta në fund të gushtit mund të ketë ndonjë ditë të lirë për pushime. Por një djalë kaq simpatik dhe i ëmbël si Ardian Bujupi si reagon në momente kur femrat e bukura e ngacmojnë në plazh? Ja se si reagon ai në pyetjet tona ‘Mix-Max”?

*Një vajzë e bukur të bën me sy në plazh, si reagon?
Ardian Bujupi: Buzëqeshi, nuk ka ndodhur kurrë në jetë, duke pritur jam ende.

*Një vajzë të kërkon që ta lyesh pak me krem, apo vaj?
Ardian Bujupi: Varet, nëse është e lezetshme, nëse e di që nuk do më shumë, e kisha lyer.(ndërhyn Maksi, prezantuesi, nëse kjo do të ishte dëshirë edhe e një gjysheje e njëkohësisht një vajze? Ardiani thotë te gjyshja kisha shkuar).

*Një vajzë është e zhveshur lart, toples dhe do me bë foto me ty?
Ardian Bujupi: Po, kisha pranuar, por në bregdetin shqiptar jo, se bëhem “hor”, qesh.

*Kur vajza të thotë se do të të puthë në buzë?
Ardian Bujupi: Kurrë, asnjë foto nuk e kam bërë ashtu.

*Kur një vajzë të thotë se do ta kafshosh e t’i lësh një shenjë ?
Ardian Bujupi: Unë atë jo nuk i kisha lënë.

*Kur një vajzë bën sikur po mbytet në det vetëm që ta prekësh ti?
Ardian Bujupi: Nëse e di se është me të vërtetë, nuk kisha qare, nëse e kisha kuptuar e kisha shty më shumë në ujë hahahaha.

*Kur një vajzë super seksi të thotë t’ia këndosh me zë të lartë një këngë asaj?
Ardian Bujupi: Jo, nuk do ta bëja.

*Kur një vajzë e bukur ka mbetur pa para dhe të kërkon hua aty në plazh?
Ardian Bujupi: Po, por vetëm një hamburger 1 euro…qesh…

*Kur një vajzë aty në plazh në det të blen një akullore dhe ta sjellë?
Ardian Bujupi: Po, pse jo.

*Kur një vajzë e bukur ne plazh të shikon e te shikon dhe afrohet dhe të thotë se je shumë i keq?
Ardian Bujupi: Shumë mirë e ke, i kisha thënë faleminderit shumë.