Arbër Zeka i futet muzikës

Arbër Zeka i futet muzikës

Arbër Zeka i futet muzikësArbër Zeka, fituesi i “BB5”, do të fillojë karrierën muzikore. Këtë lajm e ka bërë të ditur ai gjatë një prononcimi, duke thënë se për momentin është duke punuar disa këngë te kantautori i njohur kosovar, Korab Shaqiri.

Arbri, i cili vetëm pak kohë më parë ka lënë punën në Entin Statistikor të Kosovës, kishte filluar punë si prezantues në redaksinë e RTK-së, por momentalisht ende nuk është duke bërë ndonjë emision, kështu që po e shfrytëzon këtë kohë për realizimin e disa projekteve muzikore. 

“Kemi biseduar me Korabin që të realizojmë disa këngë si fillim e më pas të shohim”, ka qenë komenti i Arbrit, i cili së bashku me Korabin këto ditë ka qëndruar në Tiranë për promovimin e videoklipit më të fundit të këngëtarit Shaqiri.

Pas Gertës, Arbri bëhet banori i dytë i edicionit të fundit që i futet muzikës.