Arben Gashi: LDK ia hap derën Jakup Krasniqit

Arben Gashi: LDK ia hap derën Jakup Krasniqit

Arben Gashi: LDK ia hap derën Jakup KrasniqitNëse Jakup Krasniqi vendos që të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës, atëherë ai e ka derën e hapur në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë, se nëse Jakup Krasniqi i pranon vlerat dhe vizionin e LDK-së, atëherë e ka derën e hapur në këtë parti.

“Dera është e hapur për të gjithë ata që vlerësojnë se LDK-ja është subjekt politik i cili përfaqëson vizionin e tyre. Po ashtu të gjitha ata që nuk kanë probleme me ligjin, janë të mirëseardhur në LDK, ndërsa ata që kanë probleme nuk kanë punë në partinë tonë”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, ai nuk beson se Jakup Krasniqi mund t’iu bashkohet kësja partie. “Kjo për faktin se nuk kemi parë ndonjë afrim në mes të Jakup Krasniqit dhe LDK-së, sidomos në aspektin e programit dhe të vizionit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Jakup Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm ka gjasa që të largohet nga PDK-ja, pasi pati lajmëruar se nëse nuk shtyhet mbajtja e Konventës se PDK-së deri në lirimin e Fatmir Limajt, atëherë ai dhe Limaj nuk do të jenë pjesë e kësaj partie.