Arben Ahmetaj: Të nxisim “Made in Albania”

Arben Ahmetaj: Të nxisim “Made in Albania”

Arben Ahmetaj: Të nxisim “Made in Albania”Vendimi i qeverisë për dhënien e aseteve publike me qira 1 euro për metër katror në vit është një ide interesante për biznesin fason, i cili mund të ketë përfitime nga kjo lehtësi.

Xhemal Bërxulli, një nga biznesmenët në këtë fushë në Durrës vlerëson njëkohësisht edhe vendimin për rimbursimin automatik të TVSH-së.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka vizituar një nga rrobaqepësitë që punon me mall porositës fason në Durrës, duke parë nga afër kushtet e punës, si dhe veshjet që qepen këtu për llogari të firmave të njohura italiane dhe më gjerë.

Ministri Ahmetaj tha se është me mjaft rëndësi stampa “Made in Albania”, që vendoset në këto veshje, që shkojnë në tregjet më të njohura evropiane.

Ministri theksoi se besojmë se vendimi i qeverisë për të dhënë për biznesin vendas dhe të huaj asete publike me qira 1 euro në vit, do të japë një shtytje të re për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë vizitës dhe takimit edhe me sipërmarrës të tjerë të fasonit në Durrës, ministri Ahmetaj ka bërë të ditur se paketa në mbështetje të biznesit fason përfshin edhe lehtësira në lidhje me punëtorët që merren rishtas në punë nga ana e këtyre bizneseve.