Arabët vazhdojnë me investime marramendëse në Serbi

Arabët vazhdojnë me investime marramendëse në Serbi

Arabët vazhdojnë me investime marramendëse në SerbiInvestitorët arabë nga Emiratet e kanë zgjedhur Beogradin për të ndërtuar qendrën më të madhe tregtare në rajon, raportojnë mediat serbe.

Për të filluar ndërtimin e qendrës tregtare në vitin e ardhshëm, në kuadër të një projekti voluminoz “Beogradi në ujë”, Serbia fillimisht duhet të sigurojë rreth 66 milionë për të devijuar një pjesë të rrugës dhe eliminimin e depos në anën e djathtë të lumit Sava, prej panairit të Beogradit deri te ura e Branko-së.

Siç u tha nga gazeta “Politika”, kjo shumë duhet të mbulojë zhvillimin e projekteve për zhvendosjen e objekteve të tjera nga vendet më ekskluzive të njëqind hektarëve të qytetit, si dhe projektin e ndërtimit të një ure hekurudhore afër Vinçës, projektin e stacionit hekurudhor në Zemun dhe përfundimin e fazës së parë të një stacion të madh hekurudhor në Prokop.

“Ato 66 milion €, do të ndahen nga buxheti i shtetit në vitin 2014, nga ministria e transportit. Do të mundohemi që përmes Emirateve të Bashkuara Arabe të marrim të hollat, jo vetëm për ndërtimin e objekteve, vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 3.1 miliardë dollarë, por gjithashtu për pastrimin e atij lokacioni”, thotë Alexander Karlovçan, një nga koordinatorët e projektit “Beogradi në ujë” dhe anëtar i bordit të partisë progresive serbe, partia që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Me Emiratet po negociojmë se sa të holla janë të gatshëm për të dhënë. Tani për tani, thotë Karlovçan, nga ai vend kemi investitorët e sigurt për qendrën tregtare. Me ekipin e tyre të planifikuesve urban, për disa muaj jemi duke punuar në master planin e zonës, e cila duhet të përfundojë në janar.

Qendra tregtare, hotele, apartamente, parqe, kanale …
Përveç qendrës tregtare të planifikuar në afërsi të urës Gazela, e cila, sipas kreut të projektit “Beogradi në ujë”, do të jetë më e madhja në rajon, në amfiteatrin e Savës, do të ndërtohen hotele të klasit të lartë, ndërtesa tregtare dhe banimi dhe shumë parqe dhe hapësira të gjelbra.
Ndërtesat e postës, stacionit kryesor hekurudhor dhe atyre të kooperativave të Beogradit, do të rinovohen dhe do të dedikohen për kulturën. Ura e vjetër hekurudhore do të bëhet e kalueshme vetëm për këmbësorë, me kafene dhe restorante.

Atraksioni kryesore mund të jetë një ishull artificial që do të krijohet nga gërmimi i kanalit të lundrimit.
Ishull duhet të jetë i lidhur me një urë në bregun e majtë të lumit Sava. Megjithatë, sipas ideve të reja, krijimi i një ishull artificial edhe pse nuk është refuzuar, nuk është i sigurt.