Aplikacione falas me rastin e 5 vjetorit të App Store

Aplikacione falas me rastin e 5 vjetorit të App Store

Aplikacione falas me rastin e 5 vjetorit të App StoreApp Store shënon 5 vjetorin e saj. Ajo u lansua në vitin 2008 edhe atë në 62 shtete duke ofruar 500 aplikacione. Sot ajo ofron më tepër se 900.000 aplikacione. Në maj të këtij viti u shënuan më tepër se 50 miliardë shkarkime, që do të thotë mesatarisht ka patur 800 shkarkime për sekondë.

Me rastin e 5-vjetorit të AppStore, Apple jep falas aplikacionet më të famshme.

Lista e Aplikacioneve të lira përfshin Traktor DJ, Day One, Over and Barefoot World Atlas.

Lojërat pa pagesë përfshijnë Infinity Blade II, Badland, Tiny Wings, Where’s My Water? and Superbrothers: Sword and Sworcery EP.

Për krahasim: çmimi standard për Infinity Blade II është 6,99 $, ndërsa Traktor DJ për iPad shkon për 19,99.

Promovimin mund ta gjeni në faqen e internetit të Apple ku mund të shkarkoni lojat apo aplikacionet duke përdorur apple ID tuaj.