Anxhela Martini ndahet nga i dashuri

Anxhela Martini ndahet nga i dashuri

Anxhela Martini ndahet nga i dashuri Pushimet në St. Tropes i kishin filluar bukur. Top-modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Anxhela Martini, dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar të kalojnë disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë.

Por, do të mjaftonin “20 minuta” që Tim dhe Anxhela t’i jepnin fund lidhjes së tyre këtë fundjavë. Në një drekë romantike në St.Tropes çifti është parë duke u grindur me zë të lartë.

Martini dhe Voegele kishin braktisur mbrëmjen romantike që kishin planifikuar. Çfarë ndodhi më pas, e di vetëm Tim Voegele dhe Anxhela Martini. Modelja shqiptare ishte parë të shtunën përsëri në shtëpinë e saj në Nju-Jork.