Anulohet takimi i Gruevskit me presidentin e KE-së

Anulohet takimi i Gruevskit me presidentin e KE-së

Anulohet takimi i Gruevskit me presidentin e KE-sëËshtë anuluar takimi i paralajmëruar i kryeministrit Nikolla Gruevski me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Ky takim ishte caktuar për të zhviluar të enjten, por zhvillimet e fundit aktuale kanë bërë që ai të anulohet. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva ka deklaruar sot se presidenti Juncker ka anuluar takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili më parë ishte i paralajmëruar.

Siç mësohet takimi është vlerësuar si jo i përshtatshmë në periudhën e zhvillimeve të reja politike në Maqedoni. “Në këtë moment nuk është e përshtatshme që të ketë takim, për shkak të zhvillimeve të situatës në Maqedoni”, deklaroi Andreeva.

Kryeministri Nikola Gruevski sot i është shmangur përgjigjes rreth kësaj vizite dhe takimi në Bruksel, që ishte paralajmëruar me pompozitet gjatë fundjavës nga ana e mediave proqeveritare. Ministri i jashtëm Nikola Popovski sot deklaroi se nuk ka dëgjuar për një vizitë të tillë dhe se nuk ka hasur në njoftime për këtë vizitë.