Antonio Conte: “Juve kërkon titullin e tretë radhazi”

Antonio Conte: “Juve kërkon titullin e tretë radhazi”

Antonio Conte: “Juve kërkon titullin e tretë radhazi”Antonio Conte ka thënë se ekipi i tij do të hyjë në sezonin e ardhshëm për të fituar të gjitha trofetë e mundshme dhe sidomos titullin e tretë historik në Serie A.

“Ne po fillojmë sezonin e tretë pas dy sukseseve të mëdha. Të fitojmë titullin e tretë do të ishte historike, opr ne e dimë se do të jetë e vështirë. Nëse punojmë, do të bëjmë diçka historike”.

“Me rëndësi është që të mos humbim dëshirën për të fituar trofe. Në dy vitet e kaluara shkruam faqe të rëndësishme në historinë e këtij klubi. Por, tani e kaluara nuk vlen. Tani duhet që të shikojmë dhe të tentojmë të fitojmë tituj. Përforcimet janë të shkëlqyera”.

“Me 9 milionë euro ne kemi marrë dy sulmues të klasit të lartë botëror. Është e mrekullueshme”, ka deklaruar Conte.