Anton Berishaj zgjidhet rektor i UP-së

Anton Berishaj zgjidhet rektor i UP-së

Anton Berishaj zgjidhet rektor i UP-sëKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur sot ushtruesin e detyrës së rektorit të Universitetit, Anton Berishaj.

Anton Berishaj është profesor i sociologjisë dhe njëkohësisht është anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Ai ka fituar me votat e këshillot drejtues të UP-së, kundër kandidates Muzafere Limani.

Gjendja e drejtimit të Universitetit të Prishtinës vazhdon të mbetet e pastabilizuar, që pas protestave të fundit të studentëve që çuan në dorëheqjen e rektorit dhe Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “hasan Prishtina”.