Antigona Sejdiu shpallet "Miss World Kosova 2013"

Antigona Sejdiu shpallet “Miss World Kosova 2013”

Antigona Sejdiu shpallet "Miss World Kosova 2013"Bukuroshja nga Prishtina, Antigona Sejdiu, ka rrëmbyer kurorën “Miss World Kosovo 2013” në spektaklin e organizuar në Sheshin 21.

Ajo do të përfaqësoj Kosovën në shtator në konkursin ndërkombëtar “Miss World 2013” që mbahet në Indonezi.

Kosova debuton në këtë spektakël dhe Antigones i urojmë suksese në përfaqësimin sa më të denjë të shtetit tonë. Ajo do jetë atje përkrah Ersela Kurtit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë.