Antenat celulare përcjellin rrezatime radioaktive “vrasës” në organizëm

Antenat celulare përcjellin rrezatime radioaktive “vrasës” në organizëm

Antenat celulare përcjellin rrezatime radioaktive “vrasës” në organizëm Edhe pse prej kompanive celulare “AMC”, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, si dhe prej institucioneve mjedisore, antenat celulare që montohen në mjediset e banuara, konsiderohen “pajisje pune ndihmëse normale”, në fakt janë burime sëmundjesh të rënda, deri me pasoja fatale për jetën e njeriut.

Antenat celulare, nuk janë thjeshtë kulla metalike që thithin dhe shpërndajnë valë elektromagnetike, por janë ‘burime” që shpërndajnë rrezatim në mjedisin ku ndodhen. Qytetarë dhe mjekë, por edhe specialistë mjedisorë, deklarojnë se antenat celulare janë të rrezikshme dhe nuk duhen lejuar të vendosen brenda dhe pranë qendrave të banuara, përkundrazi sipas monitorimit të efekteve të tyre, distanca e lejuar për t’i vendosur, duhet të jetë deri në 10 kilometër larg qendrave të banuara.

Në Shqipëri, ato vazhdojnë të vendosen mbi pallate banimi, mbi qendra prodhimi, shkolla, spitale, brenda majave të larta në parqe publike kudo ku kanë interes kompanitë. Dje, ne zhvilluam një bisedë me mjekun Bashkim Beshiku, i cili e vlerëson alarmante situatën e vendosjes së antenave në qendrat e banuara, duke na shprehur njëherazi dhe opinionin e tij si mjek e qytetar, në lidhje me këtë realitet:

Doktor Beshiku, cili është vlerësimi juaj për antenat celulare?

Antenat celulare, për aq kohë sa të jenë me aktivitet brenda dhe pranë qendrave të banuara, do të jenë shqetësim i përhershëm për shëndetin e banorëve, madje rrezikues të jetës së tyre. Largimi i tyre është emergjencë, mbasi janë shkatërruese. Unë nuk kam informacion, se prej kujt lejohet vendosja e tyre majë pallateve, institucioneve, qendrave prodhuese, shkollave e spitaleve, por si mjek kam njohuritë e mia profesionale, që këto antena “vrasin” jetën në mënyrë të heshtur e graduale.

Realisht, shqiptarët gjenden nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe majë pallateve. Kjo situatë që po ndodh në Shqipëri me instalimin dhe aktivitetin e antenave celulare deri majë pallateve, nuk lejohet të ndodh në asnjë vend tjetër të botës, madje as në Afrikë e Indi. Sipas vlerësimit tim si mjek, antenat përbëjnë rrezik për shëndetin, mbasi janë burim sëmundjesh ekstreme, deri me pasoja kancerogjene. Ato kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku instalohen. Ato shkaktojnë ndotje të rëndë të mjedisit, të bimësisë, ujit, tokës dhe shkatërrim të oksigjenit. Pacientë të kancerit prej antenave celulare, janë një numër i konsiderueshëm që regjistrohen çdo vit me kancer, por dhe me pasoja të tjera në organizëm si në sistemin e gjakut, në qumështin e gjirit të nënave, në organet jetësore të fëmijëve 0-5 vjeç, por dhe në zemër, mushkri, kocka, shikim, tension, mëlçi e deri në sistemin nervor të çdo moshe njerëzore.

Flitet, se atentat celulare shkatërrojnë qelizat e njeriut, a qëndron ky konstatim?

Ky konstatim është një realitet shkencor mjekësor dhe qëndron fakti, që antenat celulare, janë të ngarkuara me rrezatim, ashtu si çdo rrezatim tjetër radioaktiv. Kur ato bien në kontakt me organizmin e njeriut, shkatërrojnë qelizat e trupit. Kjo është fatale për njeriun. Madje, në gazetën “SOT” kam lexuar një deklarim të specialistit radiolog Eqerem Shehu, në lidhje me këtë fakt, ku ai argumentonte me prova shkencore këtë shkatërrim qelizash prej rrezatimit të që çlirojnë antenat celulare. Qelizat janë elementi më delikat jetësor i njeriut dhe preken më shpejt deri me asgjësim të tyre. Dhe kuptohet se çfarë do të thotë shkatërrim qelizash. Këtë shkatërrim e bëjnë rrezatimet jonizuese, por dhe rrezatimet jo jonizuese. Thjeshtë, janë rrezatim dhe kanë efekte negative në organizmin e njeriut, nëse masa e veprimit të tyre është mbi vlerat e caktuara si të lejuara nga OBSH. Vlerat e lejuara nga OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2 (vat për metër katror). Nëse kalohet ky nivel, atëherë rrezatimi quhet i palejueshëm. Antenat celulare të vendosura në Shqipëri, janë me rrezatim jonizues e jo jonizues mbi këtë nivel të përcaktuar. Sa për ilustrim, po ju them një fakt: Me rrezatimin e antenave, janë bërë eksperimente mbi kaviet dhe kanë rezultuar me efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë i lartë.

A mendoni se ka ardhur koha të kontrollohet situata me ligj të posaçëm?

– Sipas dijenisë time, me kujtohet që në datën 13 tetor 2011 në Shqipëri është hartuar një ligj anti-rrezatim prej antenave celulare dhe ndotjeve të tjera mjedisore, të cilat kanë efekte me pasoja dëmtuese-përcaktuese për shëndetin dhe jetën e njeriut. Sipas këtij ligji, duhet bërë një politikë por-shëndetësore për vendosjen e antenave celulare dhe respektimin e standardeve të tyre në lidhje me rrezatimin që ato bartin e çlirojnë gjatë funksionimit. Ky ligj duhet zbatuar, ose më saktë, ka ardhur koha të veprohet me ligj e jo me fjalë, mbasi nuk kemi të bëjmë me pluhur rruge (tepër i dëmshëm edhe ky), por kemi të bëjmë me rrezatim radioaktiv.

Flet specialisti Eqerem Shehu

Antenat kanë efekte termike dhe jotermike. Efektet termike janë efektet që i shkaktohen çdo personi të ekspozuar ndaj antenave. Pasojat e tij janë humbja e elektroliteve në tru të cilat nuk rigjenerohen. Mund të sjellë çrregullime mendore. Gjithashtu mund të sjellin edhe sëmundje malinje. Efektet jo termike ende nuk janë vërtetuar shkencërisht por gjithë njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë kanë lodhje, këputje, përgjumje etj. Këto mund të kenë pasoja në të ardhmen por ende nuk është vërtetuar. Ato vrasin qelizat e trupit të njeriut. Antenat çlirojnë rreze radioaktive dhe shkatërrojnë oksigjenin, duke asfiksuar jetën. Është e vërtetë që çdo kompani bën ekspertizën e saj dhe unë nuk dua t’i paragjykoj. Por siç thashë vlera maksimale e lejuar është 10 W/m2. Një kompani e caktuar mund të vendosë antenën e cila ka rrezatim 4 W/m2. Por nëse kemi 4 antena me këtë vlerë, atëherë vlera e tyre kalon kufirin dhe rrezatimi bëhet kritik. Pra duhet bërë kontroll për çdo antenë të vendosur. Nuk mund të lihet kjo gjë në dorën e vetë kompanive.

Flet mjeku Dervish Hoxha

Unë e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare, por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues. Duhet thënë e vërteta ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të tyre, për shkak të strukturës fizio-biologjike që kanë ndryshe nga meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në disa seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve, kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë.

Flet mjeku Çerciz Myftari

Lidhur antenat celulare, po përcaktoj 5 aspekte dëmtuese që shkaktojnë fëmija, por dhe tek nënat me fëmijë:
1. Jeta e një fëmijë, nis me rrezatim radioaktiv që në momentin e ngjizjes së tij, nëse atje ku banon nëna, ka një antenë celulare.
2. Gjatë rritjes së fëmijës në barkun e nënës, nëpërmjet nënës, rrezatimi përcillet tek fëmija, duke shkaktuar pasojat e sëmundjes së gjakut dhe dëmtimit të nivelit të zhvillimit psikik.
3. Nëna, gjatë shtatzënisë pëson depresione për shkak të rrezatimit të dyfishtë që ajo thith prej antenave celulare dhe prej rrezatimit që ka akumuluar fëmija gjatë ngjizjes dhe rritjes deri në lindje.
4. Nëna, për shkak të rrezatimit që ka thithur prej antenave në mënyrë të natyrshme, pas lindjes i transmeton fëmijës nëpërmjet qumështit dhe organeve të frymëmarrjes rreze goditëse radioaktive, të akumuluara në mënyrë sistematike prej antenave celulare.
5. Pas lindjes, fëmija vazhdon të bëhet pjesë reale e mjedisit të ndotur e goditës prej rrezatimit të antenave celulare, që janë në mjedisin ku ai jeton.

Tregon Dr. Sotir Ceka, mjek në Spitalin Ushtarak

Dje, mjeku kirurg ortoped në Spitalin Ushtarak në Tiranë, zoti Sotir Ceka, pyetjes tonë në lidhje me dëmtimet që shkaktojnë antenat celulare, të vendosura në mjediset e banuara, iu përgjigj me një episod, që i kishte ndodhur në pallatin ku ai banon. Doktor Sotir Ceka, na tregoi, se një muaj më parë, ndërsa kthehej në shtëpi pas punës, gjeti një grup punonjësish, që po instalonin një antenë celulare në majë të pallatit. Pas interesimit, ata i paraqitën një copë letër me vulë e më firmë të lëshuar nga ministria e Mjedisit. Mjeku Ceka, u kërkoi dokumentet e miratimit prej komunitetit, por ata nuk e kishin, ndërkohë që në lejen e lëshuar prej ministrisë së Mjedisit, ekzistonte firma e komunitetit, banorëve të pallatit, mes tyre dhe firma e mjekut Ceka, e cila ishte false. Kërkesës së mjekut, për të larguar, ata iu përgjigjën me brutalitet. Më pas i kërkuan, të bëhej palë e heshtur më ta, duke i ofruar një pagesë financiare. Pas refuzimit të mjekut, ata tentuan ta vendosnin antenën dhunshëm. Por, po kaq dhunshëm veproi edhe mjeku Ceka, i cili i ndaloi ta vendosin antenën në majën e pallatit.

Mashtrimi, antenat me rrezatim radioaktiv 6-10 herë më tepër se deklarimi i kompanive

Nga matjet reale në terren, rezulton se antenat celulare në Shqipëri, kanë rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standarti formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej OBSH. Për një antenë makrocelulare 900 MHz, që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3 V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës. Për një antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës së një tarace prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj. Për një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3 V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m. Për antenat pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj.