Anija kozmike arrin me sukses në ISS

Anija kozmike arrin me sukses në ISS

Anija kozmike ruse “Progress M-06M” është bashkuar me modulin “Zvezda” të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i misionit. Anija pa ekuipazh është lëshuar në hapësirë në 30 qershor dhe transporton 2.630 kg veshje, ushqime, ujë dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për 6 astronautët që banojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.