628x471

Anglia i hakmerret Italisë

Anglia është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar 2-1 në miqësoren përballë Italisë të zhvilluar në Zvicër.

Pasi u eliminua nga Euro 2012 pikërisht nga Azzurrët, ekipi i Roy Hodgson është hakmarrë duke shënuar fitore falë një goli të mrekullueshëm të shënuar nga sulmuesi i Tottenhamit, Jermaine Defoe.

Ishte kapiteni Daniele De Rossi i cili çoi italianët në avantazh falë një goli me kokë, para se Phil Jagielka të barazojë pas më pak se gjysmë ore loje.

Por kur u mendua se ndeshja shkonte drejt barazimit, zëvendësuesi Jermain Defoe shënoi nga më shumë se 20 metra, për t’ua dhënë fitoren Tre Luanëve.