Angelina Jolie

Angelina Jolie lavdëron Kroacinë

Aktorja amerikane, Angelina Jolie ka vizituar ishullin kroat, Brione, përderisa ka përcjellë shfaqjen e Shakespeareit, “Mbreti Lir”, kanë raportuar mediat vendore. Jolie ka arritur në Kroaci me aeroplanin e saj privat me dy fëmijët e saj, ka shkruar e përditshmja Jutarnji List në edicionin e saj online.

Para se të shikojë shfaqjen, ajo është takuar me presidentin kroat, Ivo Josipovic dhe gruan e tij Tanja, ka thënë ndërkohë televizion shtetëror kroat.

Aktorja e Hollywoodit ishte ftuar nga aktorja kroate dhe shoqja e saj njëkohësisht, Rade Serbedzija, e cila ka luajtur edhe në filmat si “Mission: Impossible II”, “Batman Begins”, “X-men: First Class’ and ‘Harry Potter and Deadly Hallows: Part 1”.

Jolie ka qëndruar gjatë tërë natës në rezidencën presidenciale në Brione, ndërkaq të shtynin ka diskutuar problemet me fushat e minuara në Kroaci me presidentin Josipovic.

Sipas informatave, ka shumë mina nëpër fusha që datojnë që nga lufta e vitit 1991-1995 në mes të Serbisë dhe Kroacisë. Aktorja do të bëjë në fund të vitit edhe debutimin e parë si regjisore, pikërisht me luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995.