Angela Merkel, nën presion për spiunazhin e SHBA-ve

Angela Merkel, nën presion për spiunazhin e SHBA-ve

 Angela Merkel, nën presion për spiunazhin e SHBA-veKancelarja gjermane, Angela Merkel, është rrethuar nga pyetje të shumta në lidhje me programet e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara dhe për faktin nëse ajo po bënte mjaftueshëm për t’u përballur me amerikanët, në lidhje me shkeljen e privatësisë së vet gjermanëve. 

Pyetjet, që rrethonin survejimin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), dominuan konferencën verore të përvitshme të kancelares, ditën e enjte, gjatë së cilës ajo u detyrua të mbronte pozicionin e saj dhe gjithçkaje që kishte bërë për të siguruar privatësinë e shtetasve të saj.

Mbrojtja e të dhënave personale është një temë veçanërisht sensitive në Gjermani, për shkak të abuzimeve nga policia sekrete e Gjermanisë Lindore komuniste, “the Stasi”, dhe “Gestapo”-s së nazistëve.

Kundërshtarët e Merkelit janë kapur mbi këtë çështje përpara zgjedhjeve parlamentare të 22 shtatorit, duke pohuar se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur privatësinë e gjermanëve.

“Gjermania nuk është një komb i survejimeve, por një komb i lirive”, tha Merkel gjatë konferencës, duke shtuar se, teksa shfaqej e vendosur për të gjetur fakte, Washington-i kërkon ende kohë për hetimet e tij.

“Më duhet të theksoj se partnerët tanë amerikanë kanë njoftuar se u nevojitet kohë për hetimet… Nuk do të ishte aspak e udhës, që të jepnim një përgjigje tani, e cila më vonë mund të hidhet poshtë apo të rezultojë e pavërtetë, – tha ajo. – Ndaj, preferoj të pres”.

Një sondazh gjerman i publikuar të premten tregoi se më shumë se 2/3-at e gjermanëve ishin të pakënaqur me atë që ka bërë qeveria deri tani, për të shpjeguar këtë problematikë. / tch/