Angela Merkel : Gjermania nuk do t’i japë armë Ukrainës

Angela Merkel : Gjermania nuk do t’i japë armë Ukrainës

Angela Merkel : Gjermania nuk do t’i japë armë UkrainësMerkel ka deklaruar sot në fjalën e saj nga Budapesti se konflikti mes Kievit dhe separatistëve duhet zgjidhur në rrugë diplomatike. Merkel e ka bërë këtë deklaratë në vizitën e saj zyrtare në Hungari.

Kancelarja gjermane ka thënë se Gjermania nuk do të mbështesë forcat ushtarake të Kievit përmes dërgimit të armëve.

“Ne mbështesim zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Ukrainë, që nuk mund të zgjidhet ushtarakisht”, deklaroi Merkel.

Ndërkaq luftërat mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë kanë që prej vitit të kaluar kanë shkaktuar 5 mijë të vdekur.