Angel Correa përforcon Atletico Madridin

Angel Correa përforcon Atletico Madridin

Angel Correa përforcon Atletico MadridinSkuadra e Atletico Madridit ka transferua talentin argjentinas, Angel Correa. Ky i fundit ishte pjesë e skaudrës së San Lorenzos.

Atletico Madrid ka nisur të mendoj për sezonin e ardhshëm. Ekipi i Diego Simeones ka transferua nga San Lorenzo talentin argjentinas, Angel Correa. Këtë transferim e kanë konfirmuar të dy skuadrat.

Correa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionët e La Ligës, derisa këta të fundit do t’i paguajnë San Lorenzos dëmshpërblim prej 6 milion eurove për shërbimet e 19 vjeçarit.

” Lojtar i ri është i njohur për shpejtësinë, talentin dhe aftësinë, të cilat ia kanë mundësuar të shënoj tetë gola dhe të bëhet një nga lojtarët më të mirë në ekipin e tij”, ka shkruar Atletico Madridnë faqen e zyrtare të saj.