Andy Murray gjunjëzoi Gjokoviqin, i`a ktheu famën Anglisë

Andy Murray gjunjëzoi Gjokoviqin, i`a ktheu famën Anglisë

Andy Murray gjunjëzoi Gjokoviqin, i`a ktheu famën AnglisëTenisti britanik, Andy Murray, në finalen e madhe të Wimbledonit, pas më shumë se 3 orë lojë, shënoi fitore të merituar kundër reketit numër një në botë, Novak Gjokoviqit me rezultat 6:4, 7:5, 6:4 dhe i solli anglezët në delirium pas një pritjeje të gjatë gati 80 vjet, për të fituar një tenist vendas këtë turne.

Andy Murray, më në fund e ndërpreu siç thuan mediat britanike- “agjërimin” e gjatë të tenisit britanik, që nga viti 1936, kur për herë të fundit e ka fituar Fred Perry, Britania ka pritë fitues të Wimbledonit.

Murray kundër Gjokoviqit e ka fituar trofeun e parë të Wimbledonit dhe të dytin titull të “Grand Slamit”, pas fitores së vitit të kaluar në US Open, ku po ashtu e ka gjunjëzua pikërisht tenistin serb Novak Gjokoviq.
Meçi ka zgjatë 3 orë e 9 minuta, ndërsa Murray në setin e fundit me shumë përmbysje e shfrytëzoi meç-topin e katërt, edhe pse në gemin e dhjetë kishte rezultat 40-0. Gjokoviqi arriti të rikthehet në lojë dhe erdhi deri në break-top, por megjithatë nuk arriti të fitojë atë gem, që do ta rikthente tërësisht në lojë.

Gjatë tërë finales së madhe të Wimbledonit, Murray kishte mbështetjen e zëshme të 15.000 spektatorëve në terenin qëndror, ku ndër spektatorët ishte edhe kryeministri britanik David Cameron, futbollisti i famshëm Ëayne Rooney, ylli holivudian Bradley Cooper, Victoria Beckham, kitaristi legjendar i “Rolling Stonesave” Ronnie Wood dhe shumë personalitete të famshme.

Bartoli fituese e Wimbledonit për femra

Marion Bartoli, tenistja franceze 28-vjeçare, bindshëm e fitoi finalen e madhe të Wimbledonit dhe siguroi “kurorën” e parë të sajë në një Grand Slam turne. Në finale të Wimbledonit, Bartoli shënoi fitore kundër Sabina Lisicki me rezultat 6-1, 6-4.

Bartoli të shtunën që kaloi për të dytën herë në karierën e sajë ka luajtur në finale të ndonjë Grand Slam turneut ndërsa është hera e parë në Wimbledon. Para gjashtë vjetëve kur ka luajt, gjasat i ka pas shumë të vogla kundër Venus Williams.

Mirëpo, kësaj radhe, Sabina Lisicki ka mbetur pa ndonjë rast të mirë kundër Bartolit që ishte bindshëm më e pregatitur dhe më e mirë në një finale tëpër të ashpër. Bartoli ka luajtur posikur të ishte në trans, ka gjuajtur mirë dhe saktë, që ka shkaktuar edhe nervozizëm tek kundërshtarja e saj, sa që tenistja gjermane, Sabina Lisicki, në setin e dytë ia ka plasë edhe vajit në teren nga pamundësia për tu mbrojtur nga projektilet e Bartolit.

Lisicki e ka fituar gemin e parë në këtë meç (break) ndërsa pastaj Bartoli ka shënuar gjashtë gema në favor të sajë. Edhe në setin e dytë Lisicki ka shënuar në gemin e parë ndërsa më pas nuk ka shfrytëzuar shumë raste për break dhe rezultati përfundimtar ishte 2-0.

Bartoli ka fituar 21 poenë më shumë në këtë meç (72-51) që ka zgjatur një orë e 20 minuta. Tenistja franceze ka shfrytëzuar pesë break-raste nga 13 të mundshëm.