Andy Murray e nis 2013 me një titull

Andy Murray e nis 2013 me një titull

Andy Murray e nis 2013 me një titullNdryshe nga vitet e tjera, ky Andy Murray “ngecte” në finale dhe nuk arrinte t’i shkonte në fund turneve, britaniku kësaj radhe fiton duke e nisur mbarë vitin 2013 me një titull.

Në finalen e turneut australian të Brisbane, Murray fitoi jo pa vështirësi ndaj Grigor Dimitrov, ku rezistencën më të madhe e pati në setin e parë të cilin e fitoi 7-6.

Setin e dytë e nisi më qetë dhe më i sigurtë duke udhëhequr 3-0 e për ta mbyllur 6-4 një finale që zgjati 1 orë e 31 minuta. Për tenistin britanik është titulli i 25 në karrierë, por tani e pret një sfidë e madhe, të konfirmohet edhe në Grand Slam, siç është ai i radhës në Australian Open.