Andres Iniesta, “ndertuesi” me i mire i lojes ne 2012

Andres Iniesta, “ndertuesi” me i mire i lojes ne 2012

Andres Iniesta, “ndertuesi” me i mire i lojes ne 2012Andres Iniesta u perzgjodh ndertuesi me i mire i lojes nga Instituti i Historise dhe i Statistikave te Futbollit, ne baze te votimit te gazetareve dhe specialisteve te futbollit te te pese kontinenteve.

Ne podiumin e 3 me te mireve Iniesten e shoqerojne dy futbolliste te tjere te Barcelones, Cavi Hernandez, i cili eshte shpallur me i miri ne kete votim kater here radhazi nga 2008 deri me 2011, si dhe Lionel Mesi.

Sipas llogaritjeve Iniesta ka grumbulluar 146 vota, Xavi 128 ndersa Mesi 98. Menjehere pas futbollisteve te Barcelones vjen Andrea Pirlo i Juventusit me 87 vota, ndersa Mesut Ozil i Realit klasifikohet i 5 me 43 vota, duke lene pas Cristiano Ronaldon, qe ka grumbulluar vetem 34 vota. Rezultatet e ketij votimi tregojne qarte qe stili i lojes se Barcelones, qe dominon gjithmone ndaj kundershtareve te saj, eshte me i pelqyeri ne bote, ndonese ekipi katalanas gjate vitit qe lame pas nuk ka fituar trofe te rendesishem.

Sigurisht qe pjesemarresit ne votim jane ndikuar edhe nga fakti qe Iniesta dhe Xavi ishin inspirues te lojes se Spanjes gjate kampionatit evropian, qe u fitua per here te dyte radhazi nga perfaqesuesja iberike.