Andrea Stramaccioni

Andrea Stramaccioni dëshiron Kupën e Italisë

Andrea StramaccioniTrajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, thotë se ai do të nxjerrë në fushë formacionin e tij më të fuqishëm për ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Romës.

“Për neve, çdo garë është e rëndësishme. Ne e kemi thënë këtë që nga fillimi i sezonit. Ne jemi kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës dhe nuk keni synime ta lëmë anash këtë”.

“Ne do të nxjerrim një ekip që dëshiron të fitojë dhe do të bëjmë gjithçka për të shkuar në finale. Mendoj se Roma me të cilën do të përballemi, do të jetë e njëjta që u përballëm në Ligë. Ne demonstruam të dielën se mund t’ia dalim mirë kundër tyre”, ka thënë 37-vjeçari.