Anders Fogh Rasmussen : Zgjidhni emrin, pastaj NATO

Anders Fogh Rasmussen : Zgjidhni emrin, pastaj NATO

Anders Fogh Rasmussen : Zgjidhni emrin, pastaj NATOSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen sot pasdite qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup, ku ai shprehu qëndrimin e qartë lidhur me anëtarësimin e këtij vendi në Aleancën Veriatlantike.

Rasmussen takoi fillimisht ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikola Popovski dhe Talat Xhaferi, ndërsa më pas takoi kryeministrin Nikola Gruevski. Rasmussen më pas takoi edhe liderin e partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen në konferencën me gazetarët prezantoi qëndrimin e pandryshueshëm të kësaj organizate në Shkup, sipas të cilit fillimisht duhet të zgjidhet emri e më pas ftesa.

Ai tha se vendimi i Bukureshtit i vitit 2008, pavarësisht rrethanave, është akoma në fuqi, dhe se ai reflekton qëndrimin e të gjitha shteteve anëtare. Rasmusen bëri thirrje për lidership të guximshëm dhe vendosmëri.

“Integrimi në NATO është zgjedhje e lirë por kërkon reforma të vazhdueshme, vendime të vështira dhe lidership të guximshëm. Dyert e NATO-s janë të hapura ashtu siç ram dakord në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ju do të merrni ftesën për t’u anëtarësuar në NATO atëherë kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit. Prandaj ju inkurajoj të vazhdoni përpjkejet të gjeni zgjidhje/ Koha është tani! U bëj thirrje të gjithë liderëve politik të provokoj dialog gjithëpërfshirës demokratik. Kjo është garanca më e mirë për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese”, deklaroi Rasmussen.

Nga ana tjetër kryeministri Nikola Greuvski theksoi se Maqedonia vazhdon me përkushtim përmbushjen e kushteve për anëtarësim, përfshi shmangien e problemit të emrit.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale me qëllim që të gjendet zgjidhja për çështjen që pengon anëtarësimin në NATO. Shpresojmë se edhe pala tjetër do të bëjë përpjeke. Për sa i përket Samitit, ne do të ishim të lumtur dhe kemi shpresë dhe do bëjmë çmos që deri atëherë të ndodh diçka, por kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe të Greqisë, nga gatishmëria dhe vullneti i tyre për të gjetur zgjidhje”, tha Gruevski.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit tha se ka kërkuar angazhim më të madh të Aleancës dhe komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe marjen e ftesës për anëtarësim në këtë Aleancë. “Kërkova një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar, sepse ky komunitet ka investuar mjaft në ngritjen e institucioneve demokratike në vend por edhe në paqen në rajon”, theksoi Ahmeti pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së NATO.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Andres Fog Rasmusen vjen në prag të samitit të Aleancës në Kardif në shtator, ku pritet që në agjendë të jetë edhe zgjerimi i saj.