Anders Fogh Rasmussen sot në Prishtinë

Anders Fogh Rasmussen sot në Prishtinë

Anders Fogh Rasmussen sot në PrishtinëSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në krye të një delegacioni sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me komandantin e KFOR-it, generalmajorin Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kyesorë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin nga selia e KF0R-it. Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e FSK Agim Çeku dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Kreu i NAT0-s gjatë kësaj vizite, do të mbajë një konferencë për media në shtabin kryesor të KFOR-it në Film City, në Prishtinë.

Këshilli Veriatlantik është organi më i lartë qeverisës politik i NATO-s. Ai përfaqëson një lidhje esenciale në mes të procesit politik vendimmarrës dhe strukturës ushtarake të NATO-s.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s bëhet pak ditë pasi BE autorizoi për Kosovën hapjen e bisedimeve për MSA-në.