Ancelotti: Ronaldo titullar, Di Maria largohet

Ancelotti: Ronaldo titullar, Di Maria largohet

Ancelotti: Ronaldo titullar, Di Maria largohetTrajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shpreh optimizmin se skuadra e tij do ta ftojë titullin e kampionit në Spanjë. Reali ka fituar Superkupën e Evropës, por jo edhe Superkupën e Spanjës, pasi që u mund me 1:0 nga Atletico Madridi, ndërsa në Santioago Bernabeu pati barazuar 1:1. Nesër (e hënë, në orën 20.00) Reali në shtëpi pret Cordoba-n, ndeshje e javës së parë. Ai konfirmoi praninë në fushë që nga minuta e parë të Cristiano Ronaldos në ndeshjen që ekipi i tij do të luajë përballë skuadrës andaluziane.

“Kemi shumë dëshirë për të bërë mirë këtë sezon. Edhe në edicionin e kaluar ishim shumë pranë titullit por në fund nuk ia dolëm dot. Do të përpiqemi të përmirësohemi sa më shumë këtë vit. Është e vërtetë që do të jetë një kampionat shumë i vështirë, pasi marrin pjesë shumë ekipe të mëdha, por pavarësisht kësaj ne synojmë titullin. Ronaldo? Ai është mirë dhe ndaj Cordobas do të luajë”, tha Ancelotti.
Ai më tutje konfirmoi edhe largimin e Di Marias. “Di Maria nuk është stërvitur me ne pasi ka vendosur të largohet. Dua ta falënderoj atë për gjithçka ka dhënë për këtë klub. Ai për mua ishte një lojtar shumë i rëndësishëm dhe klubi bëri çmos për ta mbajtur, megjithatë tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të respektojmë vendimin e tij dhe t’i urojmë fat në aventurën e tij të re”, tha Ancelotti.