|

Ancelotti: Ibra i përkryer për Milanin

Sipas ish-trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, do të përbënte një transferim të përkryer për Milanin.

“Ibrahimovic te Milani? Nuk e di. Nuk jam drejtori i tyre dhe nuk më takon mua të përgjigjem. Por, mendoj se ai do të bënte mirë atje”.

“Kur unë isha atje unë e kam kërkuar, por marrëveshja pësoi kolaps. Nuk e di se çfarë ndodhi. Ai do të kishte luajtur mirë për neve. Ai është lojtar i mirë dhe do të përshtatej te Milani”, u shpreh Ancelotti

Lajme të ngjajshme:

  1. Ibra: Mirë Tevez, por më mungon Cassano

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni