|

Analistët: Partitë në zënka, populli vuan

Qytetarët e Maqedonisë manipulohen nga partitë politike. Për shkak të zënkave që kanë mes vete partitë politike, problemet e qytetarëve mbeten të pa zgjidhura. Rasti i fundit me problemin e kanalit në Haraçinë tregon se edhe përkundër konfrontimeve dhe zënkave që kanë partitë politike mes vete, problemet e qytetarëve nuk zgjidhen. Raste të këtilla janë pothuajse të përditshme.

Analisti politik Alajdin Demiri vlerëson se koncepti i demokracisë në Maqedoni ka filluar mbrapsht dhe mbrapsht është duke u zhvilluar, për arsye se qytetarët në zgjedhje nuk zgjedhin përfaqësuesit e vet por zgjedhin partinë. Kjo sipas Demirit pastaj hakmerret dhe humbësit më të mëdhenj gjithmonë janë qytetarët.  “Humbësit e vërtetë janë vetëm qytetarët, ata të cilët zgjedhin, për arsye se ata e bartin fuqinë në parti dhe pastaj partia merret me vete, asnjëherë nuk merret me problemet e qytetarëve. Posaçërisht kjo është e rëndësishme dhe e dukshme në nivel pak më të ulët ose në pushtetin lokal siç janë rastet e deponive të egra në Tetovë, deponia sot në Komunën e Bogovinës, ose Komuna e Haraçinës e kështu me rradhë.

Kryetarët e Komunave ose ata njerëz që janë të zgjedhur këshillat për të zgjedh këto probleme, nuk merren me problemet e qytetarëve, por merren me probleme madhore si të ballafaqohen dhe si të kontestojnë pushtetin qëndror” thotë analisti politik Alajdin Demiri. Demiri vlerëson se zgjidhja e vërtetë dhe tejkalimi i këtyre pengesave është margjinalizimi i partive dhe fuqive politike, si dhe avancimi i individëve që kanë vizion për demokracinë.

Ndërkohë analistja Mirjana Malevska vlerëson se kjo dukuri është për shkak të mungesës së demokracisë. “Partitë politike nuk janë njejtë siç është demokracia, edhe në shoqëri të këtilla të pazhvilluara, pa traditë demokratike, me papunësi të madhe, shoqërie varfër siç është kjo e Maqedonisë, partitë politike dinë të uzurpojnë fuqinë, pushtetin, posaçërisht nëse nuk ka kush t’u kundërvihet. Nëse sektori joqeveritar, shtypi i lirë,opozita nuk mund t’u kundërvihen, ata që e kanë pushtetin shpesh dinë ta keqpërdorin dhe uzurpojnë atë, madje këtë edhe e bëjnë partitë politike” shtoi Mirjana Malevska. Malevska vlerëson se rënia e interesit tek qytetarët e Maqedonisë për të dalë në zgjedhje është tregues më i mirë se politikanët mund të vijnë në situatë kur nuk do të mund të zgjedhin strukturat për shkak të abstenimit të qytetarëve.

Ndërkohë Alajdin Demiri vlerëson se kjo situatë me këto parti politike nuk mund të përmirësohet edhe një kohë të gjatë, ndërsa qytetarët do të mbeten pa zgjidhur problemet e tyre.  Shkëlzen Aqifi /Alsat -m

Komentoni