Amnesty Internationl reagon ndaj gjykimit të anëtares së Pussy Riot

Amnesty Internationl reagon ndaj gjykimit të anëtares së Pussy Riot

Amnesty Internationl reagon ndaj gjykimit të anëtares së Pussy RiotAmnesty International ka thënë se vendimi i gjykatës ruse që të mos e lejojë Maria Alyokhinan, anëtarën e grupit Pussy Riot, që t’i shtyhet vuajtja e dënimit të saj, është një “parodi e mëtejshme e drejtësisë”.

David Diaz-Jogeiks, zëvendësdrejtor i Programit për Evropë dhe Azi Qendrore, tha në një deklaratë se vendimi i së mërkurës nga gjykata në qytetin e Berezniki është “në përputhje me politikat shtypëse të autoriteteve ruse dhe mbytja në çdo formë e mendimeve ndryshe”.

Alyokhina ka kërkuar nga gjykata që pjesa tjetër 2 vjeçare e dënimit t’i lejohet që ta vuajë pasi që djali i saj 5 vjeçar të arrijë moshën 14 vjecare, duke thënë se ndarja e tyre po dëmton zhvillimin e tij.

Ajo është njëra nga tre anëtaret e grupit Pussy Riot të cilat u dënuan vitin e kaluar për një performancë në Katedralen Krishti Shpëtimtar në Moskë ku kishin protestuar kundër presidentit rus Vlladimir Putin./rel/