Ami dhe Ermali, pushimet e shtrenjta në Paris

Ami dhe Ermali, pushimet e shtrenjta në Paris

Programi i “Dancing with the stars” i largoi nga publiku, por i afroi më shumë më njëri-tjetrin. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi, tashmë si një çift i martuar, menjëherë pas spektaklit i rikthyen intimitetin njëri-tjetrin me disa ditë qershori pushime në Paris.

Dihet që stina e verës i gjen më të zënë me punë ndërsa organizojnë ceremoni martesash për të tjerët. Ndaj, Ami tregon se gjithsesi do të pushojnë sërish në Korfuz, duke menduar për rikthimin në spektaklin e kërcimeve sezonin e ri. Për herë të parë, ajo pohon planifikimin e sjelljes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Hera e fundit që ju pamë në ekran së bashku, ishte nata finale e “Dancing with the stars”.Si ishte kjo eksperiencë për ju të dy dhe a do të përsëritet më?

Eksperienca në “Dancing whith the stars” do të mbetet unike në çdo drejtim për ne, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo emocionale. Të dyja këto pjesë patën zhvillim dhe u plotësuan më shumë tek ne. Sigurisht që mezi presim përsëritjen e kësaj eksperience. Këtë herë me më shume siguri dhe emocion madje.

Në spektakël u shfaqe si partnere që i përshtatesh shumë mirë Ermalit me batutat e tij.Në jetën tuaj të përditshme, si shkon ky komunikim?

Kur në skenë është mirë, i bie që në jetën e përditshme të jetë shkëlqyeshëm. (qesh)

Ju po ashtu organizoni ceremoni martesash me biznesin që mban emrin tënd. Keni pasur mundësi të pushoni deri tani?

Tani është sezoni më i ngarkuar i vitit për ne dhe është gati e pamundur të largohemi me pushime. Kemi pasur shkëputje 3 a 4-ditore brenda dhe jashtë Shqipërisë, por kanë qenë të ndërthurura dhe me punë. Për shembull, kaluam disa ditë pushime të bukura në Paris, në muajin qershor.

Dhe kjo është vera e parë që ju gjeti të martuar. Organizuat diçka ndryshe nga herët e tjera?

Unë personalisht nuk kam absolutisht ndjesinë se ka ndryshuar ndonjë gjë në jetën tonë si çift për të planifikuar diçka ndryshe. Dëshira jonë për pushimet ka mbetur po ajo, pushime aktive në vende.

Sa kushtuan pushimet tuaja dhe si do t’i përshkruanit ditët e pushimeve?

E kemi bërë një pjesë të pushimeve në fakt, siç e përmenda dhe më lart në Paris, por presim të ikim disa ditë në Korfuz, që po i presim me padurim, por kuptohet në mbyllje të sezonit tonë të punës. Pushimet më të shtrenjta kanë qenë ato në Paris në fund të qershorit.

Cili është ushqimi juaj i preferuar kur pushoni dhe si ju pëlqen të argëtoheni?

Sa për ushqimet, i kam të gjitha të preferuara. Sidomos kur udhëtoj, i shijoj pa masë ushqimet e ndryshme të vendit ku shkoj (qesh). Sa për argëtimet, na pëlqejnë vendet që të ofrojnë alternativa të ndryshme, me sa më shumë lojëra të tipit “Aqua Land”.

Tashmë kaloni shumë kohë bashkë me Ermalin, cila ka qenë zënka që pasi ka ndodhur i keni mbajtur njeri-tjetrit mëri më gjatë?

Para 2 muajsh ndodhi një e tillë.

Dhe deri tani a keni dalë në ndonjë konkluzion për martesën, është diçka e bukur apo e mërzitshme? E mërzitshme?

Po…, nëse të është mërzitur personi që ndan banesën dhe shtratin. Personalisht nuk kam ende ndonjë motiv që të vë kufirin se ku ndalon fejesa dhe fillon martesa.

Keni planifikuar për të sjellë në jetë fëmijën tuaj të parë?

Poooo, e kemi planifikuar sigurisht.

Të kemi parë në spektakël humori dhe “reality show” si “Dancing”. Por cili është formati që e ke ëndërr ta prezantosh në televizion?

Gjinia skenike që më përshtatet si spektakël dhe pa diskutim si format është i tipit “Dancing”. Pra, të ndërthuret pesha emocionale që mbart formati me ndërveprimin e publikut e pa diskutim të ketë të bëjë me gjërat e prekshme, jetësore që i përjeton çdo njeri.

Po një partner që do e zgjidhje për show, cili mund të ishte?

Për sa i përket partnerit, kam kuptuar që jam komode në marrëdhënien skenike dhe di të pozicionohem me këdo që mund të jetë partneri im në skenë.

Hera e fundit që ju pamë në ekran së bashku ishte nata finale e “Dancing with the stars”. Si ishte kjo eksperiencë për ju të dy dhe a do të përsëritet më?

Eksperienca në “Dancing with the stars” do të mbetet unike ne çdo drejtim për ne, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo emocionale. Të dyja këto pjesë patën zhvillim dhe u plotësuan më shumë tek ne. Sigurisht që mezi presim përsëritjen e kësaj eksperience. Këtë here me më shume siguri dhe emocion madje.

Në spektakël u shfaqe si partnere që i përshtatesh shumë mirë Ermalit me batutat e tij. Në jetën tuaj të përditshme, si shkon ky komunikim?

Kur në skenë është i mirë, i bie që në jetën e përditshme të jetë shkëlqyeshëm. (qesh)

Ndërkohë, shumë kanë menduar se do të shfaqeni sërish së bashku me ndonjë projekt të ri televiziv. Ka të vërtetë në këtë dhe cili mund të ishte një projekt i tillë?

Për këtë nuk mund të flas tani. /panorama/