Amerikanët lenë shtetësinë për taksat

Amerikanët lenë shtetësinë për taksat

Amerikanët lenë shtetësinë për taksatGjithnjë e më shumë amerikanet po heqin dorë nga shtetësia e tyre e kjo për shkak të taksave shume të larta, duke i thënë lamtumirë përgjithnjë pasaportës amerikane.

Nëse miliona njerëz nga e gjithë bota ëndërrojnë të marrin nenshtetesine amerikane, vete qytetaret e SHBA-ve po heqin dore. Të dhënat për vitin 2013 tregojnë se 1131 persona lanë pasaportën amerikane, ne krahasim me 189 te tilla vitin e kaluar.

Sipas analisteve, kjo shifër mund te duket modeste por eshte alarmante, duke menduar se 2013-ta ende nuk eshte mbyllur. Sipas te dhënave publike te Regjistrit Federal, duket se arsyeja kryesore per kete vendim jane taksat e larta. SHBA-të janë i vetmi vend në botë ku që taton shtetasit e saj, jo vetëm brenda territorit, por kudo që ata ndodhen nëpër botë. Megjithatë, ky rregull qëndron prej vitesh dhe nuk kishte rezultuar problematik.

Shqetësim duket se eshte ligji qe do te hyje ne fuqi me 1 korrik te 2014-ës, sipas te cilit te gjitha institucioneve financiare ne mbare boten do t’u kërkohet te raportojne drejtpërdrejte ne Shërbimin e jashtëm te te ardhurave ne SHBA, per te gjitha asetet dhe te ardhurat e çdo shtetasi amerikan qe fiton 50 mije dollarë apo me shume ne vit.

Nëse bankat apo institucionet nuk bashkëpunojnë për këtë, SHBA mund të bllokojë 30 për qind të dividentëve dhe normave të interesit si formë penalizimi për to. Kjo është nje përpjekje e autoriteteve amerikane per te grumbulluar 100 miliard dollarë taksa të prapambetura nga shtetasit e saj që jetojnë nëpër botë.