Amerika sot feston 237 vjetorin e pavarësisë

Amerika sot feston 237 vjetorin e pavarësisë

Amerika sot feston 237 vjetorin e pavarësisëNë mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çdo 4 korrik, tash 237 vjet po festohet Dita e Pavarësisë, datë kjo kur më 1776, 13 kolonitë e para amerikane shpallën pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

Festa e Pavarësisë tradicionalisht festohet me fishekziare, me parada në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha, si dhe me koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike e pikniqe. Por, shumica e amerikanëve e feston ditën e pavarësisë me darka familjare.

Qyteti më i shënuar dhe më i vizituar të paktën në aspektin historik, mbetet Philadelphia në shtetin Pennsylvania, që njihet si vendlindja e SHBA, ku baballarët e kombit u takuan për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë.Parada kryesore mbahet në Washington, ku tradicionalisht parakalojnë veteranët dhe bandat muzikore prej 50 shteteve nga mbarë vendi.

Në përvjetorin e pavarësisë përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqruajtëse amerikane në Kosovë që me përkushtimin e sakrificën e tyre tash 14 vjet i shërbejnë paqes. Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve.