Ambasadori italian viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Italisë në Kosovë, H.E. Michael Giffoni, ka qëndruar sot në Pejë.
Gjate vizitës së tij në këtë qytet është ndalur për vizitë në Devolli Corporation, ku është njoftuar për aktivitetet e kësaj kompanie.
Ai është zotuar se do të mbështes bashkëpunimin e kompanive italiane dhe kosovare në rrafshin e investimeve ekonomike-prodhuese dhe ngritjen e potencialeve teknologjike në këtë rajon, që produktet dhe shërbimet e Kosovës të jenë konkurrente me ato evropiane .
Pos kësaj vizite, Giffoni ka drekuar edhe me përfaqësues të bizneseve tjera pejane.